Khabib Nurmagomedov publikon video të përleshjes me Diaz (VIDEO)
Khabib Nurmagomedovi ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter një video të përleshjes me Nate Diazin, i cili së fundi është përfshirë në debatin mes rusit dhe Connor McGregorit, duke i dalë në mbrojtje këtij të fundit.

Lufta në Twitter mes këtyre treve kishte filluar pasi që McGregori e kishte quajtur Khabibin “k*rvë të varfër”. Rusi i ishte përgjigjur menjëherë, duke e përqeshur atë për faktin se ai ishte dorëzuar në ndeshjen mes këtyredyve.

“Ti do të jetosh me këtë turp gjatë gjithë jetës tënde, k*rvë”, ka shkruar Khabibi mbi një video të publikuar, ku shihet momenti kur McGregor ishte dorëzuar në përballljen mes këtyredyve.

Megjithatë, beteja mes këtyre rusit dhe irlandezit nuk përfundoi këtu, pasi që në të u përfshi edhe Nate Diaz, i cili tentoi t’ia rikujtojë Khabibit një incident që kishte ndodhur para disa viteve.

“Unë të godita ty në kokë dhe as ti, e as ekipi yt nuk bëtë asgjë... Jetoni me këtë gjë”, ka shkruar Diaz në llogarinë e tij në Twitter. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2019, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori