Khabib Nurmagomedov zgjedh futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave
Kampioni i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov zgjodhi futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Lista përfshin shtatë lojtarë që ai i konsideron më të mirët në histori.

"Nuk është e lehtë të zgjedhësh më të mirët, por unë mendoj se ata janë Pele, Maradona, Messi, Cristiano Ronaldo, Zinedine Zidane dhe Ronaldo braziliani", tha Khabib.

"Luis Figo është gjithashtu një nga më të mirët, ai fitoi Topin e Artë në 2000. Ata lojtarë janë ndoshta më të mirët", tha Kabib në një intervistë me Reebok në Instagram.

Për ta rikujtuar, Khabib është një mik i shkëlqyer i sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo. Kohët e fundit, portugezi i uroi Khabib fitore në luftën e radhës.
Shtuar më 21/10/2020, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori