Khedira: Howedes i lindur për në Seria A
Pëlqej
Sami Khedira, në një intervistë për TuttoJuve.com, ka folur për blerjen e fundit të Zonjës së Vjetër, Benedikt Howedes. Ai nuk i ka kursyer fjalët për Howedes, duke i thënë tifozëve se nga ai duhet të presin shumë.

“E njoh Howedes mirë për shumë vite, kemi luajtur së bashku dhe kundër”.

“E njoh si lojtar dhe si një person shumë të mirë, ka karakter dhe për Juventusin do të jetë shumë i rëndësishëm”.

“Mund të them vetëm se Howedes është i ri, por shumë inteligjent, taktikisht i përgatitur dhe mendoj se futbolli italian është diçka e mirë për atë”, ka thënë Khedira. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 17:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori