Mbyllet dera e negociatave për Shqipërinë
Khedira ka pësuar një lëndim në kofshë
Juventusi ka konfirmuar se Sami Khedira ka tërhequr muskujt e kofshës së tij kundër Valencia, ndërsa lëndimi i Douglas Costas do të vlerësohet nesër.

Khedira u largua nga ndeshja mbrëmë në pjesën e parë duke u zëvendësuar me Emre Can. Douglas Costa erdhi nga stoli në pjesën e dytë, por u lëndua pas një ndërhyrje që e mori gjatë një goditje në zonën e rreptësisë së spanjollëve.

“Pasi u detyrua të largohet nga fusha gjatë pjesës së parë në ndeshjen e së mërkurës, Sami Khedira ka bërë disa teste sot që kanë treguar es ai ka tërhequr muskujt kofshës së tij të majtë”, ka lajmëruar në faqen zyrtare Juventusi.

Douglas Costa po ashtu u largua nga fusha dje dhe gjendja e tij do të vlerësohet pas skenimeve që do të bëhen nesër”.
Shtuar më 20/09/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori