Khedira: Me Ozil Arsenal fiton Premier League-n
Pëlqej
Për Sami Khediran, Mesut Ozil është një gjeni, i cili do t’i japë Arsenalit titullin e shumëpritur kampion në Premier League. Veç kombëtares gjermane, Khedira dhe Ozil kanë të përbashkët edhe fanellën e Realit, që deri pak muaj më parë e mbante të veshur edhe mesfushori turko-gjerman. Ozil ka rezultuar mjaft produktiv për ekipin e Arsene Wenger, duke dhënë kontribut të çmuar në fitoret e njëpasnjëshme të "Topçinjve".

"Arsenali ishte një ekip i fortë edhe më parë, por me Ozil është bërë më i miri në Angli. Jam i bindur se ai do t’i bëjë gjërat të shkojnë në drejtimin e duhur duke e çuar skuadrën drejt titullit. Mesut është një gjeni, nuk ka fjalë të tjera për ta përshkruar. Sigurisht që disa prej nesh te Reali u zhgënjyen me largimin e tij sepse është më i miri për pozicionin që ka, por unë si lojtar dhe si shok e kuptoj vendimin që mori". është shprehur Sami Khedira.

Ozil është gjermani i fundit që i është shtuar radhëve të Arsenalit dhe Khedira beson se mentaliteti fitues i tyre do të ketë shumë ndikim te ekipi londinez.

"Ka një influencë gjermane në rritje te Arsenali me Mertesacker, Podolskin e Ozil, si dhe me lojtarë të tjerë të rinj që pritet të shkojnë atje. Këta futbollistë janë të domosdoshëm për të fituar trofe", vijoi gjermani i Real Madrid.

Khediras i mbeten edhe 18 muaj në kontratën me Real Madrid dhe një tentativë e Arsenalit në Janar nuk do të ishte aspak surprizë, pasi vetë lojtari nuk e përjashtuar më parë mundësinë e ribashkimit me Ozil. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori