Khedira: Mendova të hiqja dorë nga futbolli
Sami Khedira ka rrëfyer se ishte gati të tërhiqej nga futbolli pasi nuk ishte në nivelet e duhura që kërkonte skuadra ku bënte pjesë.

Khedira ka thënë se kjo gjë i ka ndodhur para tre vitesh, ku humbi edhe dëshirën për të luajtur po që më kalimin e kohës gjithçka shkoj mirë.

“E kam menduar gjatë dhe në mënyrë intensive. Pasi i përkas më të mirëve dhe dua të qëndroj mes më të mirëve. Në atë moment nuk isha në gjendje të konkurroja me më të mirët. Dhe si pasojë më iku edhe dëshira për të luajtur,” shprehet 31-vjeçari gjatë një interviste për ZDF.

“Tani kam një mentalitet më të qëndrueshëm, mund të udhëheq më mirë shokët e ekipit dhe ta bëj rolin tim në mënyrë më intensive.” shtoi më pas Sami Khedira. /albeu.com/

Shtuar më 30/05/2018, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori