Khedira paralajmëron sulmuesit: Tani e di si është të përballesh me Chiellinin
Sami Khedira e ka provuar dje se çfarë do të thotë të luash ndja një mbrojtësi mjaft të egër si Georgio Chiellinit. Mesfushori gjerman pati një përplasje me mbrojtësin e njohur pasi po tentonin të largonin një top nga zona.

Gjermani u fashua, ndërkohë që pas ndeshjes postoi në Facebook një status, duke treguar se tashmë e di se sa të vështirë e kanë sulmuesit kur luajnë kundër Chiellinit.

“Tashmë e di se çfarë do të thotë të luash kundër Chiellinit. Më vjen keq për të gjithë sulmuesit”, ka shkruar Khedira.
Shtuar më 23/01/2017, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori