"Kicker" ndan çmimet për fazën e parë të Bundesligës (FOTO LAJM)

Lojtari më i mirë - Arjen Robben (Bayern Munchen) 46,7%
Faza e parë e sezonit 2014-2015 në Bundesligë u mbyll me sukses nga Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë e mbyllën në vend të parë dhe nesër do rikthehen në stërvitje për të zhvilluar fazën përgatitore në Katar.

Teksa Liga gjermane zbardhi të gjitha shifrat dhe statistikat e 17 ndeshjeve të para, 240 futbollistët profesionistë të Bundesligës kanë bërë votimin e përvitshëm në revistën sportive "Kicker".

Në këtë sondazh, futbollistët kanë votuar për lojtarin, portierin, trajnerin më të mirë si dhe "dështakët".

Lojtari dhe portieri më i mirë i përkasin Bayernit me Robben dhe Neuer, ndërsa tekniku më i mirë shkon për trajnerin e Augsburg Markus Weinzierl.

Borussia Dortmund mund të kënaqet vetëm me çmimin për tifozerinë më të mirë. /albeu.com/


Shtuar më 07/01/2015, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori