Pierre Emerick Aubameyang është shpallur
futbollisti më i mirë në pjesën e parë të sezonit në Bundesligën
gjermane.
Sulmuesi i Borussia Dortmund ishte ai që mori më shumë vota në sondazhin tradicional të kryer nga revista prestigjioze
gjermane “Kicker”, ku votuan 238 futbollistët e
këtij kampionati.
Sipas
këtij sondazhi, Aubamyang, i cili kryeson listën e shënuesve të Bundesligës me 16 gola në 15 ndeshje, fitoi 33.6% të
votave të kolegëve të tij.
Në vendin e dytë u pozicionua
futbollisti i Leipzig, Emil Forsberg, me 23.1%, duke lënë pas Robert Lewandowskin e Bayern Munchen, me polakun që u detyrua të kënaqej me vendin e tretë, me 14.3% të
votave në këtë sondazh
Shtuar më 09/01/2017,
ora 17:02