Chiesa krijon "furtunë" te Fiorentina, shpërthen drejtori sportiv: Hoqëm një barrë, shiriti i kapitenit ishte gabim
Juventusi siguroi një nga xhevahirët e Serisë A në ditën e fundit të merkatos, duke bërë goditjen e radhës me një talent si Kieza.

Megjithatë ish-kapiteni i Fiorentinës ka krijuar një “furtunë” në ambientin violë. Largimi i tij nuk është pritur aspak mirë qoftë nga tifozët, qoftë edhe nga drejtuesit e klubit italian.

Drejtori sportiv i Fiorentinës ka qenë i pranishëm ditën e sotme në një konferencë për shtyp, ku ka shpërthyer për çështjen Kieza.

Prade ka theksuar se për lojtarin dhe babain e tij skuadra violë ka qenë thjesht një automjet për të mbërritur diku tjetër dhe se nuk kishte asnjë mundësi për të negociuar në një rinovim të mundshëm.

Megjithatë sipas tij u hoq një barrë e madhe nga shpatullat e klubit, pavarësisht se për familjen e presidentit Komiso pritej më tepër në aspektin emocional.


“Dhënia e shiritit të kapitenit Kiezës ishte një gabim, ne bëmë një gabim. Për ne shitja është një operacion i shkëlqyeshëm. Hoqëm një barrë pasi ishte bërë një telenovelë dhe ne po flisnim vetëm për këtë. Për Federikon dhe për babai Enriko ne kurrë nuk kemi qenë një opsion për të ardhmen, por një automjet për të qenë në gjendje të shkojnë diku tjetër.

Nën aspektin emocional, unë mendoj se familja Komiso priste diçka më shumë nga Federiko. Ne jemi përpjekur gjithmonë të propozojmë një kontratë të re, madje edhe në ditët e fundit të merkatos, por kurrë nuk kemi qenë në mendimet e tyre. Kur ka më së paku një mundësi prej 5% te një person përpiqesh ta bindësh, por kur nuk ka asgjë bëhet e vështirë: lamtumira e tij nuk ishte për një faktor ekonomik, por ishte një problem i trashëguar nga viti i kaluar.

I kam thënë vazhdimisht familjes Komiso se për mendimin tim ishte e drejtë të bëhej ky operacion. Ata do ta kishin mbajtur me kënaqësi, por kishte nuk ka kushte për ta bërë atë. Asnjë marrëdhënie nuk mund të vazhdojë nëse nga njëra anë ka dashuri të madhe dhe nga ana tjetër një e papërgjigjur”, ka thënë Prade.
Shtuar më 06/10/2020, ora 22:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori