Kili i nxjerr "kartonin e kuq" 5 futbollistëve të saj
Midis pesë kilenëve të ndëshkuar nga tranjeri i kombëtares së Kilit, Claudio Borghi, gjëndet edhe mesfushori i Juventusit Arturo Vidal. Ai së bashku me Beuasejour, Jorge Valdivia, Jara e Carmona, kanë shkuar në grumbullimin e kombëtares me 45 minuta vonesë.

Për këtë arësye "5 musketierët" janë përjashtuar nga skuadra kilene për ndeshjet më Uruguain e Paraguain, teksa do të zëvendësohen nga lojtarë të kampionatit vëndas.

Një zgjedhje mjaft kurajoze kjo e trajnerit Claudio Borghi, i cili hoqi dorë nga pesë lojëtarët më të mirë të skudarës së tij në shenjë zemërimi për sjelljen e tyre.

Të pestë futbollistët kishin marrë leje për të marrë pjesë në pagëzimin e djalit të Jorge Valdivia por duhet të ktheheshin brenda orës 22:00 por futbollistët u kthyen në hotelin ku është grumbulluar kombëtarja në orën 22:45, gjë që ka sjellë edhe acarimin e teknikut kilen.

Vonesa nuk i pëlqeu teknikut, i cili mori vendimin për ti përjashtuar në dy ndeshjet e radhës, kualifikuese për Brazil 2014. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori