Kombëtarja e
Kilit është kualifikuar në
gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës pasi mposhti Kolumbinë.
90 minuta përfunduan pa gola përkundër dominimit të
Kilit. U deshtë të zhvilloheshin penaltitë që të mësohej emri i fituesit.
Nga pika e bardhë kilianët u treguan të pagabueshëm. Ata
shënuan pesë penalti. Ndërsa në anën tjetër kolumbianët
shënuan vetëm katër herë.
Ndërkohë,
Kili në gjysmëfinale pret fituesin e ndeshjes Uruguai-Peru që zhvillohet sonte në ora 21:00.
Shtuar më 29/06/2019,
ora 10:29