Kylian Mbape mahnit botën, bën gjestin e mrekullueshëm pas fitores
Pëlqej
Ai është vetëm 19-vjeç por ka një zemër të madhe.

Kylian Mbape do i dhurojë të gjitha të ardhurat që ka marrë nga aktivizimi në këtë Kupë Bote, për bamirësi.

Ylli i Francës, një nga lojtarët kyç për fitimin e Botërorit nga ana e "gjelave", ka vendosur që të dhurojë rreth 430 mijë euro, për një fondacion bamirësie, që ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara.

Sipas "Sports Ilustrated", 19-vjeçari është paguar rreth 20 mijë euro për ndeshje, dhe ka fituar rreth 300 mijë euro, nga fakti që ka ishte pjesë e ekipit që u shpall Kampion Bote.

Lajmin për dhurimin e këtyre të ardhurave, e ka dhënë e përditshmja franceze, “L’equipe”. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2018, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori