Kim Jong-un, urdhëron pushtimin e Premier Leagues, presion Realit: Gjunjëzohu
Pëlqej
KIM JONG-UN është një fans i cmendur i Manchester United dhe ai beson se është thjesht cështje kohe për talentet e Koresë së Veriut që të mësyjnë drejt Premier Leagues. Mik i ngushtë i atij që konsiderohet si Tirani me fuqi bërthamore, del të jetë italiani Antonio Razzi, pjesë e senatit italian figurë eksentrike me shumë polemika shpesh dhe karizmatik duke qënë kështu protagonist i emisioneve humoristike dhe thumbuese, pikërisht për gafat dhe batuatat e tij. Razzi zbulon se miku i tij korean është një fanatik i Manchesterit United dhe se kurrë për asnjë arsye Kim nuk humbet një ndeshje të Premier Leagues.

I cilësuar botërisht si një diktator i ashpër, Kim i ka zbuluar senatorit Italian gjatë disa bisedave private anën e tij të butë dhe se ai dashuron Djajtë e kuq. Ndoshta epiteti i klubit i asocion liderit suprem të Koresë dicka nga hijet e tij por kurrsesi, 33 vjecari nuk e gjen veten tek asnjë prej yjeve të këtij ekipi, pasi dihet protagonist është ai vet, raporton SuperSport. Nga shteti i blinduar mund të dalin shumë talente në futboll sepse ai është një vend në evoluim, pretendon Kim Young Un, gjithsesi tashmë që ky informacion ka mbërritur Pep Guardiola dhe rivalët e Cityt duhet të kenë shumë kujdes të mos zemërojnë Koreanin KIm Young Un. Në nje video humorstike që shoqëron tanimë këtë lajm një spikere e lajmeve zyrtare të Koresë së Veriut shfaqet duke thënë:

Ky është një transmetim i Televizionit Shtetëror të Koresë së Veriut dhe ne kemi një lajm të mrekullueshëm për ju: Sic e dimë të gjithë Lideri ynë Suprem i mrekullueshëm është një fanatik i Premier Leagues. Atij i ka ardhur në majë të hundës me Chelsean, Cityn dhe Liecesterin duke u shpallur kampionë , si pasojë e kësaj ka vendosur të bëjë një ofertë shtetërore për Cristiano Ronaldon me taxat tuaja.

Ai nuk do të gjuajë më me raketa dhe do të gjuajë vetem Ronaldon. I gjithë buxheti ynë ushtarak do t’i transferohet direkt Mourinhos për propagandën e tij për Chistiano Ronaldon. Mesazhi ynë për Realin e Madridit është të gjunjëzohet përpara nesh dhë të bëjnë direkt shkëmbimin me Fellainin. Në ljamet e tjera do të mësnoni për Donald Trump që është një top me qese.
Shtuar më 12/09/2017, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori