Kina çmendet për Messin, i ofron 2 mln euro në javë
Sipas “El Mundo Deportivo”, gjigandët e Super Ligës kineze Fortune janë të gatshëm t’i bëjnë një ofertë rreth dy milionë euro në javë për argjentinasin Leo Messi.

Raporti shpjegon se, duke parë ofertën e tyre, ata e dinë se paratë nuk do të jenë një faktor përcaktues dhe po kërkojnë mënyra të tjera për të bindur argjentinasin.

Ezequiel Lavezzi dhe Javier Mascherano, të cilët i janë bashkuar në klubit kinez, janë miq të Messit dhe Fortune shpreson se dyshja do të jenë në gjendje ta bindin atë për ta bërë këtë lëvizje./albeu.com/
Shtuar më 03/03/2018, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori