Kina merr vendimin, frikëson yjet e futbollit
Vitet e fundit kemi parë shpesh futbollistë yje që luajnë në Europë përfundojnë në Kinë. Ky kampionat edhe pse nuk ka të njëjtin nivel me atë Europian, futbollistët joshen nga milionat që marrin atje.

Ndërkohë Qeveria kineze ka vendosur që të ndalojë çmendurinë e shpenzimeve pa fund për futbollistë dhe federata kineze ka paralajmëruar se do të vendosë një tavan për pagat e futbollistëve, ashtu si për bonuset e tyre.

Nga ky ndryshim do të preken shumë lojtarë yje si Gaton Ramirez, Graziano Pelle, Paulinho, Oscar, Hulk e shumë të tjerë. Me shumë mundësi këta lojttarë do të rikthehen në europë, duke mos pasur arsye për të vijuar në Kinë me paga modeste. /albeu.com/



Shtuar më 22/11/2018, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori