Kinezët nuk ngopen me Hamsik, blejnë dhe yllin e Levantes
Dalian Yifang nuk di të ndalet në merkato. Skuadra kineze pasi transferoi pak ditë më parë Marek Hamsik nga Napoli, tashmë ata kanë blerë dhe talentin e Levantes Emmanuel Boateng, shkruan Albeu.com.

Lajmi për shitjen e talentit nga Gana u njoftua nga vetë klubi spanjoll në një deklaratë zyrtare:

"Levante UD dhe Dalian Yifang kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Emmanuel Okyere Boateng", thuhet në njoftim e skuadrës spanjolle.

Ndërkohë në arkat e Levantes priten të shkojnë mbi 15 milion euro në bazë dhe të përfrocmacës së sulmuesit në Kinë.

Ndërkohë te Dalian Yifang luajnë dhe yje të tjerë si Carrasco, Nicolas Gaitan teksa kjo skuadër drejtohet nga i njohuri Bernd Schuter. /albeu.com/

Shtuar më 20/02/2019, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori