Gjigandët
kinez të ndërtimit të hekurudhave kanë vendosur që të investojnë në Itali, në ekipin e futbollit të Interit.
Kinezët kanë arritur një marrëveshje me presidentin zikaltër
Masimo Moratti për 30 % të aksioneve.
Pas shumë negociatave akordi ka përfunduar ditët e fundit duke u finalizuar me një deklatarë për shtyp nga të dy palët. Marrëveshja ka si objektiv ndërtimin e një stadiumi të ri në 2017, nga gjidandët
kinez.
Tashmë Interi dhe presidenti i tij
Masimo Moratti mund të marrin frymë lirisht, pasi do të jenë të mbrojtur nga
kriza ekonomike që ka mbërthyer shumë klube në mbarë botën. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2012,
ora 18:12