Blerja më e shtrenjtë ndonjëherë në futbollin kinez ka mbërritur më në fund në shtëpi.
Oscar sot ka zbarkuar në aeroport, ku është pritur nga një numër i madh tifozësh të cilët nuk kanë humbur rastin të shkëpusin një foto me idhullin e tyre.
Shangai SIPG e bleu brazilianin nga Chelsea duke
paguar shifrën e frikshme prej 60 milionë eurove. 25-së vjeçari nga aventura
aziatike do të përfitojë 24 milionë euro në vit duke u bërë kështu lojtari më i
paguar për sa i përket të ardhurave neto.
Oscar tek ekipi i ri do të gjejë një mik të vjetër, ish-trajnerin portugez të Chelsea-t, Andrea Villas Boas.
Shtuar më 02/01/2017,
ora 17:07