Kinezët hapin thesin, ja goditja e madhe e Interit në verë

Interi është duke përgatitur një ofertë për sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero. Mediat italiane shkruajnë se pasanikët kinez kanë vënë argjentinasin në krye të listës së tyre për merkaton e verës.

Aguero në fillim të këtij sezoni nuk kishte marrëdhënie të mira me trajnerin Pep Guardiolas, i cili në disa ndeshje e la sulmuesin argjentinas në bankinë, edhe pse Aguero nga viti 2011 kur iu bashkua ‘qytetarëve’, ka qenë sulmuesi kryesor në skuadrën angleze.

Drejtuesit e Interit janë duke përgatitur një super-ofertë prej 300 mijë eurosh në javë, ofertë kjo që mund të jetë bindëse për ish-sulmuesin e Atletico Madridit.

Shtuar më 05/02/2017, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori