Kisha frikë nga vdekja
Më në fund, Antonio Cassano i është kthyer botës së futbollit dhe skuadrës së tij Milanit. Gjatë një interviste për “Studio Sport”, sulmuesi kuqezi ka rrëfyer se, për një moment, pati frikë për jetën: “Përpara operacionit pata frikë nga vdekja. Kisha vështirësi në frymëmarrje dhe mezi flisja, aq sa në 3 ditët e para kisha humbje kujtesë, nuk dija çfarë bëja dhe ku isha. Por tani kaloi gjithçka dhe përfitoj nga rasti t’i falënderoj të gjithë personat që janë interesuar për mua, duke filluar që nga futbollistët e Realit dhe të Barcelonës, deri te Mourinho, Del Neri, madje edhe Iniesta. Aty e kuptova se sa njerëz më kanë për zemër", u shpreh barezi.

Sulmuesi kuqezi pret me padurim t’i kthehet fushës së blertë: “Aktualisht jam dy kg mbi peshë. Nëse ndihem mirë do luaj, nëse jo, do shkoj në shtëpi. Dua që njerëzit të më kujtojnë si Cassano i mirë, dhe jo si gjynahqarin që ecte në fushë. Megjithatë, ekzistojnë shpresat që t’i rikthehem fushës për ndeshjen kundër Fiorentinës”.

Futbollisti barez falënderon, në mënyrë të veçantë, klubin e Milanit por, mbi të gjitha, doktor Tavanon: “Nëse një gjë e tillë do të më ndodhte në një klub tjetër, nuk e di nëse do më kuronin siç kanë bërë specialistet e Milanit. Përfitoj nga rasti të falënderoj Berlusconin dhe Gallianin por, mbi të gjitha, doktor Tavanon”./albeu.com/
Shtuar më 06/04/2012, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori