Kjaer bind Milanin, "kuqezinjtë" blenë përfundimisht kartonin e danezit
Mbrojtësi danez ka qenë në ‘San Siro’ që nga janari, kur ndërpreu huazimin e tij me Atalanta për shkak të vështirësive taktike me Gian Piero Gasperini.

Ai që nga momenti është bërë partneri më ideal përkrah Alessio Romagnoli.

Sipas Milannews.it, klubi më në fund ka rënë dakord të aktivizojë mundësinë e blerjes për 3.5 milionë dhe të blejë Kjaer plotësisht.

Koha po mbaron, sepse afati i klauzolës raportohet të jetë 15 korriku.

31-vjeçari e njeh mirë Serinë A, pasi tashmë kishte luajtur për Palermo në 2008-10 dhe Romën në 2011-12.
Shtuar më 06/07/2020, ora 08:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori