Kjo do të jetë fanella e Juventusit për sezonin e ardhshëm (FOTO LAJM)

Fanella e Juventus për sezonin e ardhshëm është zbuluar në rrjetet sociale, ajo është me një vijë rozë në mes.

Sipas Footy Headlines, fanella do të jetë gjysmë e bardhë e gjysmë e zezë, me ngjyrat e tre vijave të Adidas dhe mëngët në krahët e kundërt.

Gjithsesi, ajo që bie më tepër në sy është vija rozë e cila kalon përmes fanellës.

Ngjyra rozë kishte tre sezone që ishte zhdukur nga fanella e bardhezinjve, për herë të fundit është përdorur për fanellën e dytë. /albeu.com/


Shtuar më 23/04/2019, ora 18:55
Cr7
e Mërkurë 24 Prill 2019, Ora 06:09
Mbrapa duket e pa hijshëm,përpara e bukur por të fyti i përngjan veshje noti.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori