Kjo është arsyeja pse futbollisti i Interit humbet kombëtaren
Keita Balde nuk figuron në listën e të grumbulluarve të kombëtares së Senegalit për ndeshjen me guinen Ekuadoriale, e vlefshme për Kupën e Afrikës.

Megjithatë, arsyeja që futbollisti i Interit është jashtë, nuk është zgjedhje e trajnerit, por ajo duket mjaft e çuditshme. Federata Senegaleze e Futbollit e ka dërguar e-mailin me ftesën për lojtarin në adresën e vjetër të Interit.

“E dërguam ftesën e grumbullimit në adresën që Interi nuk e përdor më. Ata e kanë ndryshuar dhe na kanë dërguar një letër në njëfarë mënyrë. Në situatën aktuale lojtari nuk mund të lëvizë, sepse klubi nuk i ka dhënë leje”, shpjegon zyrtari i Senegalit, Abdolaj Sow. Rregullat e FIFA-s qartësojnë se ftesa për grumbullim duhet të dërgohet disa javë përpara dhe klubi të jetë i detyruar ta lejojë futbollistin.
Shtuar më 13/11/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori