Kjo është arsyeja pse nuk është ftuar Muriqi për Kosovën
Ashtu si në ndeshjet e fundit ku Vedat Muriqi mungojë për Kosovën, edhe në dy ndeshjet e radhës sulmuesi më i mirë i Kosovës do të mungojë

Në dy ndeshjet e fundit që Kosova kishte luajtur pa Muriqin në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, kundër Çekisë dhe Anglisë, Kosova kishte humbur të dy ndeshjet, duke humbur kështu mundësinë për të kaluar në Euro 2020 pa Ligën e Kombeve

Kurse sot Challandes ka publikuar listën e të ftuarve për në të mungon përsëri Muriqi.

Por, Gazeta Express ka mësuar se arsyeja e mungesës së Muriqit është një lëndim që ai ka pësuar në miqësoren që klubi i tij Fenerbahçe e kishte kundër Fatih Karagumruk.

Edhe një faqe e tifozëve Dardanët kanë konfirmuar se mugesa e Muriqit në listë lidhet me lëndimin e jo me ndonjë transferim të mundshëm të lojtarit në ndonjë ekip tjetër.

Megjithatë, lëndimi i Muriqit nuk është i rëndë.

Kosova do të luan dy ndeshje në kuadër të grupit të tretë C të Ligës së Kombëve. Fillimisht do të luajë kundër Moldavisë në Parma të Italisë, kurse tri ditë më vonë do të përballet kundër Greqisë në Stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Shtuar më 25/08/2020, ora 18:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori