Kjo është arsyeja pse Ronaldo festoi në stilin e Paulo Dybalas
Shënoi gol të bukur me kokë dhe festoi si Dybala, Ronaldo është sensibilizuar me shokun e tij të skuadrës.

Ronaldo shkëlqeu në këtë ndeshje – mori pjesë të goli i parë, shënoi personalisht atë të dytë dhe asistoi për atë të tretë.

Në momentin kur shënoi golin e dytë ai festoi në stilin e shokut të tij të skuadrës, Paulo Dybala, në shenj solidarizimi për situatën e vështirë që po kalon te “Zonja e Vjetër”, por edhe duke i dhënë sinjale Allegrit se dëshiron të luajë me 25-vjecarin.

Ish-sulmuesi i Lazios, Paolo Di Canio, për “Sky Sport”, ka komentuar dhe sqaruar festimin e Cristiano Ronaldos në momentin e shënimit të golit ndaj Sassuolos, sfidë të cilën e fitoi Juventusi 3-0.

Ronaldo po sheh një Dybala shumë të mërzitur”, u shpreh Di Canio.

“Argjentinasi është një natyrë shumë e ndjeshme, që në të kaluarën është prekur dhe ka qarë në disa raste”.

“Mendojeni se si mund të ndihet ai në këto moment, kur i mungojnë jo vetëm golat, por edhe minutat në fushë”.

“Lind pikërisht këtu ai festim i CR7, që dëshiron të shfaqë afrimitet dhe sensibilizim me shokun e tij të skuadrës”, shtoi mes tjerash Di Canio. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori