Kjo është arsyeja pse Sadiku nuk luajti me Kombëtaren në ndeshjet e tetorit
Armando Sadiku, doli ditën e sotme në një konferencë për shtyp, para ndeshjes që Malaga e tij luan në udhëtim këtë fundjavë ndaj Deportivo La Coruna.

Sulmuesi foli për periudhën që po kalon në ligën e dytë spanjolle, por sqaroi për mediat edhe faktin pse nuk ishte i grumbulluar me Kombëtaren Shqiptare në ndeshjet e tetorit.

"Unë u thirra, por pas ndeshjes me Zaragoza kisha një problem serioz familjar dhe nuk luajta. Prandaj fola edhe me trajnerin. Nuk luajtëm një ndeshje të mirë me Zaragozën, dhe të premten na mungonin plot 7 lojtarë. Në nëntor ndeshjet me përfaqësueset mbarojnë, dhe pastaj deri në maj mund të luajmë të gjithë për ekipin", shpjegoi Sadiku.

Më tej, ai komentoi edhe paraqitjen e tij me Malagën: "E vërtetë që kemi bërë një ecuri jo të mirë, por po punojmë që rezultatet të vijnë. Edhe në performancën time, nuk jam i kënaqur. Dua të bëj më shumë, edhe pse e gjithë skuadra ka pasur një ecuri të keqe. Këtu jam për të shënuar sa më shumë gola. Ndonjëherë edhe lojtarët e mirë, dështojnë. Prandaj po punoj të përmirësohem. Unë jam një ‘9’-sh në fushë, por ndonjëherë më pëlqen të prek edhe topin. Nuk më pëlqen të rri të pres që topat të vijnë në zonë. Ekipi duhej të kishte më shumë pikë në renditje, por shpresojmë shumë për një 3-pikësh".
Shtuar më 16/10/2019, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori