Kjo është arsyeja që lojtarët kishin shenjën e kuqe në fytyrë
Seria A u rihap sot me sfidën mes SPAL-it dhe Romës, që u fitua me rezultatin 0-3 nga verdhekuqtë, të cilët hodhën një tjetër hap drejt një vendi në zonën Champions për sezonin e ardhshëm 2018/19.

Gjithsesi, ajo që ra më shumë në sy, ishte se të gjithë lojtarët dhe arbitrat e sfidës, kishin një shenjë me ngjyrë të kuqe në faqe.

Mediat italiane raportojnë se ky ishte një vendim i marrë nga shoqata e futbollistëve dhe ajo e trajnerëve në Itali, në mbështetje të fushatës kundër dhunës ndaj grave. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2018, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori