Kjo është aventura e re e Gianni De Biasit
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka nisur aventurën e re… në ekranin e televizionit. Italiani do të jetë i ftuar te emisioni sportiv “90 Minuto”.

62-vjeçari është në kërkim të një skuadre të re, pas dështimit te spanjollët e Alavesh. Deri sa të arrijë akord me ndonjë klub, i cili do mund të plotësojë kërkesat e tij, De Biasi e ka parë të arsyeshme t’i rikthehet botës së televizonit.

Emisioni ku ai do të jetë i ftuar do të transmetohet te RAI 2, çdo të diel në orën 19:55. Suksesi i arritur me Kombëtaren Shqiptare, e bëri të famshëm De Biasin, i cili tashmë ka fituar një respekt të madh në vendin e tij.
Shtuar më 15/09/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori