Kjo është Barcelona (VIDEO)
Messi
Kjo është Barcelona, e cila pavarësisht mënyrës, di të përmbys rezultatin edhe në minutat e fundit të takimit.

Në ndeshjen e zhvilluar në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan, Barcelona arriti të mposhtë vendasit e Sevillas me rezultat 2-3.

Ndeshje dramatike në takimin e sotëm Sevilla - Barcelona. Të parët shënuan andaluzianët përmes Piotr Trochowski në minutën e 25-të, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë përmes golit të Negredo (48’) vendasit rritën epërsinë në 2-0.

Pas dy golave të pranuar, "zgjohet" Barcelona e cila fillimisht shënon përmes Cesc Fabregas (53’) ndërsa pas opërjashtimit me karton të kuq të Gary Medel (72’), puna për Barcelonën tashmë ishte më lehtë.

Në minutën e 89-të, pas asistimit të Messit shënon Cesc Fabregas ndërsa në minutat shtesë (90’+3) shënon David Villa, duke i siguruar Barcelonës 3 pikë.

Edhe pas kësaj jave, Barcelona vazhdon me fitore duke arkëtuar plot 18 pikë këtë sezon. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2012, ora 23:56
Petrit Gafuri
e Dielë 30 Shtator 2012, Ora 01:14
E pse nuk thoni qe kartoni i kuq ishte i pa merituar dhe se goli i dyte u shenua, pas lojes me dore???!!!
struga
e Dielë 30 Shtator 2012, Ora 01:46
o ti gazetar koti titulli esht edhe nje vjedhje e refereve ne te mir te barcelones me fal ti shikon futboll apo ai te shikon ti
fitim ahmeti
e Dielë 30 Shtator 2012, Ora 09:44
a ja nisen mu anku kta morrat e Realit a ? po me dhimbsen...
nexhadi iseni
e Dielë 30 Shtator 2012, Ora 11:49
barca eshte e mir po trajneri nuk ben
Mirjeta
e Dielë 30 Shtator 2012, Ora 19:45
Phiiii qysh të duash me fitu edhe vetem me Mesin këta tifozet e realit s`kan me pranu kan me than jo se me hile se i kaloj krejt e dha goll jo kështu jo ashtu marre duhet me ju ardh ncncncncn...Barcelona po ju shkatrron hahahahah...ani qka ka me ju gjet n`Kamp Nou kini me vujt...
barca
e Dielë 30 Shtator 2012, Ora 22:16
sa te bajatshem jeni ju fansa te realit, cdo fitore provoni me lidh me dicka, po nuk shkon kshtu
barcccccaaa
e Hënë 1 Tetor 2012, Ora 02:22
barca esht e paarritshme pranoheni o tifoza leshii.shifni futboll mos u boni tifoza te betum pa lidhje ,,ju sjeni as nga madritii qe ju ersohen syt per realin e mourinjos
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori