Kjo është data ku do të publikohet libri autobiografik për Tottin
Legjenda e Romës, Francesco Totti do të prezantoi autobiografinë e tij në simbolin më ikonik të Romës: Koleseumin.

Biografia e tij do të publikohet më 27 shtator, ditën e ditëlindjes se tij të 42-të dhe është shkruar bashkë me gazetarin e njohur Paolo Condo.

Si pjesë e prezantimit të librit “Un Capitano”, shtëpia botuee Rizzoli ka premtuar se nga paratë e fituara do të restaurojë 12 statuja rreth parkut arkeologjik të Koloseumit.

Një pjesë tjetër e fitimeve do të ndahet për spitalin e fëmijëve në Romë.
Shtuar më 14/09/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori