Kjo është dhurata më e bukur që mund ti bësh vetes për ditëlindje (VIDEO)
Pëlqej
Shpesh herë na ikin gjërat e bukura që ndodhin në ligat e dobëta.

Këtë herë duhet të ndalemi në elitën e dytë të futbollit spanjoll, Segunda Division, në ndeshjen mes Lugos dhe Sporting Gijonit. Ose më konkretisht tek goli në fund të takimit që u shënua nga portieri Juan Carlos (80′).

Ai shënoi nga rreth 70 metra duke befasuar të gjithë të pranishmit dhe normalisht që menjëherë filloi të komentohet si goli i vitit në La Liga2.

Por, më e bukura është se ky gol erdhi në ditëlindjen e tij, ky spanjolli mbushi 30 vjet./albeu.com/
Shtuar më 21/01/2018, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori