Kjo është dita kur Shqipëria do të mësojë kundërshtarët në Ligën e Kombeve (FOTO LAJM)
Më datë 24 janar në Lozanë të Zvicrës, do të hidhet shorti për
Ligën e
Kombeve.
Që nga kjo ditë do të shënojë edhe nisjen zyrtare të
Ligës së
Kombeve, turne që do të zhvillohet çdo dy vjet dhe ku do të marrin pjesë të gjitha
skuadrat evropiane.
Gjatë shortit,
skuadrat do të ndahen në një grup me tre ekipe, ku do të jenë vetëm përfaqësueset e tre vazove të para dhe tre grupe të tjera me nga
katër.
Katër fitueset e secilit grup do të ngjiten në
Ligën B, ndërsa
katër ekipet e vendeve të fundit do të zbresin në
Ligën D për edicionin e vitit 2020.
Gjithashtu,
katër skuadrat me pozicionimin më të mirë në renditje dhe që nuk janë kualifikuar për finalet e Euro 2020, në muajin Mars do të luajnë në fazën “play-off” për të përcaktuar një biletë drejt Kampionatit Evropian.
Përsa i takon
Ligës C, aty janë 16 skuadra, me Kombëtaren shqiptare që do ta nisë shortin e vazon e tretë . Ndeshjet e fazës së grupeve të UEFA Liga e
Kombeve do të luhen prej muajit shtator deri në nëntor 2018. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2018,
ora 16:15