Kjo është oferta marramendëse për Khabibin që të ndeshet përsëri me McGregor
Një ofertë marramendëse ka ardhur në drejtim të Khabib Nurmagomedov për të zhvilluar një ndeshje tjetër me Conor McGregor.

Ndeshja e shumëpritur mes dyshes është zhvilluar në tetor dhe Nurmagomedov ka mposhtur McGregor në raundin e katërt.

Gjithsesi, ndeshja më e shikuar e UFC do të mbahet mend për sherrin që ndodhi pas ndeshjes.

“Ata kanë ofruar 15 milionë dollarë amerikan që të zhvillohet një tjetër ndeshje me McGregor”, shprehet babai i Khabib për Sport 24.

“Por ne duam 30 milionë! Ka luftëtarë të tjerë në radhë që meritojnë të ndeshen me Khabib. Duhet t’i respektojmë si luftëtarë.

“Mendoj se Ferguson e meriton më tepër se Conor. Khabib i kanë mbetur edhe katër ndeshje, pastaj do të dalë në pension”, deklaroi i ati. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2018, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori