Kjo është java e së vërtetës
Koha e së vërtetës. Barcelona do të përjetojë 10 ditë të vështira, pasi synimi i saj është që të marrë pjesë në të gjitha kompeticionet. Ditën e nesërme ajo do të ketë një përballje të vështirë ndaj Chelsea në stadiumin “Stamorfd Bridge”, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve.

Para 3 vitesh, të dy ekipet u ndanë mes shumë kontestimeve, ku blutë akuzuan për gjykim jo korrekt, ndërsa u eliminuan nga Liga e Kampioneve.

Ndërkaq të enjten Barcelona do të presë në “Camp Nou” Realin e Madridit. Kjo është një përballje tepër decisive, pasi nëse katalanasit fitojnë, hapet gara për titull, ndërsa të martën do të luhet gjysmëfinalja e kthimit në Champions. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2012, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori