Kjo është klauzola e largimit e Neymarit nga PSG
Sipas AS, Neymar ka një klauzolë lirimi, që do ta lejonte largimin e tij nga Paris Saint-germain për 160 milionë euro deri më 2020.

Superylli brazilian kaloi në PSG në gusht të 2017 kur gjigantët e Ligue 1 paguan klauzolën e tij të lirimit nga Barcelona 220 milionë euro, por qëndrimi i tij në Francë mund të jetë jetëshkurtër pasi që disa klube në Europë janë të interesuar që ta kenë atë në skuadër.

Real Madridi është njëra prej këtyre skuadrave, por Neymar do të jetë 28 vjet në vitin 2020 derisa shpesh mediat shkruajnë që ai mund të rikthehet në Camp Nou në këtë vit duke luajtur tri vite për skuadrën nga Parisi. /albeu.com/
Shtuar më 25/12/2018, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori