Kjo është klauzola e re e mbrojtësit francez pas kontratës së re me Barcelonën
Barcelona ka konfirmuar se lirimi i mbrojtësit Samuel Umtiti është 500 milionë euro pasi ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë.

Mbrojtësi qendror ka rinovuar marrëveshje të re në Camp Nou deri në qershor 2023 dhe kjo e sheh klauzolën të rritet ndjeshëm nga 60 milion e mëparshme.

Francezi ishte lidhur me një largim të mundshëm nga Barcelona, ku gjigandët anglezë, Manchester United kishin shprehur interesimin për shërbimet e tij.

"Klauzola e re për lirimin e Umtitis është në 500 milionë euro," konfirmoi presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu për gazetarët "El Mundo Deportivo".

24-vjeçari u bashkua me Barcelonën nga Olympique Lyonnais në verën e vitit 2016 për 25 milionë euro dhe ka vazhduar të bëjë 83 paraqitje në Camp Nou, duke fituar titullin e La Ligas dhe dy Copa del Rey. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori