Kjo është mënyra e vetme si mund të kalojë Skënderbeu fazën e grupeve
Pëlqej
Humbja e pësuar në Serbi ka bërë që shanset e korçarëve për të kaluar në fazën tjetër të zbehen. Megjithatë, duke mbetur edhe dy sfida për t’u luajtur, Skënderbeu ka të drejtën që të nisë të bëjë llogaritë. “Panorama Sport” servir mundësitë si mund të kualifikohen korçarët:

Fillimisht, duke qenë në kuotën e dy pikëve, Skënderbeut i duhen dy fitore. Në këto kushte, pra duke mundur Dinamon e Kievit dhe Jong Bojs në sfidat e kthimit, korçarët arrijnë në kuotën e tetë pikëve. Mirëpo, nevojitet edhe që Partizani i Beogradit, të mos marrë më shumë se dy pikë.

Në këtë rast, Dinamo Kievit do të kryesonte grupin dhe Skënderbeu do të renditej e dyta me tetë pikë. Së dyti, nëse korçarët marrin katër pikë dhe shkojnë gjashtë në fund të fazës së grupeve, duhet që Partizani i Beogradit të mos marrë asnjë pikë. Gjithashtu, Jong Bojs të fitojë sfidën kundër Partizanit të Beogradit. /albeu.com /

Shtuar më 03/11/2017, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori