Kjo është nota e Elseid Hysaj sot ndaj Fiorentinas
Elseid Hysaj ka luajtur titullar sot, në ndeshjen që Napoli barazoi me Fiorentinën, pa gola. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka qenë më lart se niveli i skuadrës dhe në fazën mbrojtëse ishte shumë kompakt dhe i pakalueshëm.

Mediat italiane e kanë vlerësuar Hysajin me notën 6.5 duke na kujtuar atë të dikurshmin që nuk e diskutonte vendin e titullarit. “Nga ana e tij nuk kalohej.

Biragi arriti shumë pak te krosi, ndërsa Muriel ndikoi shumë pak tek ish-mbrojtësi i Empolit”, këto ishin fjalët e mediave italiane për shkodranin.

fazën difensive mbrojtësi kuqezi është i pakalueshëm dhe Ançeloti ka filluar të besojë më shumë tek aftësitë e tij. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2019, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori