Kjo është renditja e Kosovës në Grupin 3 të Ligës D (FOTO LAJM)
Pëlqej
Kosova sot ka arritur fitoren e dytë si vendas kundër Maltës me rezultat 3-1, pas fitores kundër Ishujve Faroe një muaj më parë në "Fadil Vokrri".

Kosova e nisi në shtator aventurën e saj në Ligën e Kombeve duke barazuar në Baku të Azerbajxhanit me rezultat 0-0.

Në ndeshjen e dytë ata luajtën në Prishtinë kundër Ishujve Faroe, të cilën skuadër e mposhtën me rezultat 2-0.

Sot, ata ndoshta kanë merituar që ta fitojnë këtë ndeshje me një rezultat shumë më të thellë pasi që kishin më shumë se 24 tentime për gol.

Megjithatë, Kosova arriti një fitore të rëndësishme dhe momentalisht vazhdon të jetë në vendin e parë të Grupit 3 të Ligës D te Kombeve.
Shtuar më 11/10/2018, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori