Kjo është shifra "modeste" që ka paguar Atletico për Suarez
Atletico Madrid ka kompletuar transferimin e Luis Suarez nga Barcelona.

Përmes një komunikate, skuadra nga Madridi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e sulmuesit uruguaian.

Mediet në Spanjë raportojnë se transferimi i Luis Suarez i ka kushtuar Atletico Madridit jo më shumë se 5.5 milionë euro.

33 vjeçari viteve të fundit ka qenë në mesin e sulmuesve më të mirë në botë.

Ai gjatë aventurës te Barcelona, ka qenë pjesë e treshes së famshme, ‘MSN’, së bashku me Neymar dhe Lionel Messit.

Transferimi tek Atletico Madrid, do të bëjë që Suarez gjatë sezonit të ri të paraqitet kundër ish skuadrës së tij, Barcelonës.
Shtuar më 24/09/2020, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori