Kjo është shuma që Reali bleu Diazin nga City
Real Madridi ka zyrtarizuar sot transferimin e Brahim Diazit nga Manchester City.

19-vjeçari ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me klubin mbretëror, për të cilin Reali pagoi 16 milionë euro, plus 7 milionë bonuse.

Diaz do të ketë një pagë prej 66 mijë euro në javë.

Spanjolli vizitat mjekësore do t’i bëjë të hënën, më 7 janar, dhe do të prezantohet në stadiumin “Bernabeu” duke filluar prej orës 13:30. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2019, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori