Kjo është substanca që mendohet të ketë përdorur Jashanica
Bajram Jashanica doli pozitiv në testin anti-doping pas ndeshjes ndaj Jang Bojsit në Elbasan dhe substanca që ka përdorur mendohet të jetë “glukokortikoid” që jepet vetëm me recetën e mjekut.

Kjo lloj substance përdoret në mjekësi për të trajtuar sëmundjet e shkaktuara nga një sistem imunitar tepër aktiv, si alergjitë, astma, sëmundjet autoimune, etj. Substanca është pjesë e mekanizmit të reagimit në sistemin imunitar i cili redukton aspekte të caktuara të funksionit imun, siç është reduktimi i inflamacionit .

Kjo lloj substance është në listën e medikamenteve të ndaluara nga agjensia anti-doping, dhe pezullimi i lojtarit duket i paevitueshëm./albeu.com/
Shtuar më 02/03/2018, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori