Ish presidenti i Barcelonës, Josep Lluis
Nunez ishte personi që shiti legjendën argjentinase Diego
Maradona të Napoli në vitin 1984 dy vite pasi e bleu nga Boca Juniors.
Maradona luajti futbollin më të mirë të karrierës në Itali, duke fituar dy herë Seria A, në kohën që liga italiane ishte më e forta në botë, transmeton lajmi.net.
Nunez para disa viteve kishte shpjeguar se problemet e sulmuesit me drogë ishte
arsyeja kryesore që ta shesë
Maradonën.
“Kisha ankesa nga policia, që me thoshin të tregohesha më i kujdesshëm me ankesat që
Maradona përdorë drogë”.
“Bisedova me
Maradonën, me tha se nuk ishte e vërtetë. Së paku kjo ajo çka më tha. Barcelona kishte pak lojtarët që bënin probleme dhe prishnin figurën e klubit”, u shpreh ai para shumë viteve.
Nunez shërbeu si president i Barcelonës nga viti 1978 në 2000 dhe vdiç në vitin 2018.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 17:20