Kjo është gafa e Mavrajt që eliminoi Hamburgun (VIDEO)
Pas disfatës shkatërrimtare 8-0 me Bajernin në fundjavë, Mërgim Mavraj u zotua se Hamburgu “do ta flakte jashtë stadiumit” Borusia Menshengladbahun.

Por fusha e lojës dha tjetër verdikt, pasi skuadra e qendërmbrojtësit shqiptar u mposht 2-1 në shtëpi duke u eliminuar nga çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë.

Një pjesë të përgjegjësisë në këtë disfatë e ka pikërisht 30-vjeçari, i cili pengoi në zonë Patrik Herrmanin duke shkaktuar penalltinë e shndërruar në gol nga Lars Shtindl, që u dha miqve epërsinë në të 53-n.

Shtuar më 02/03/2017, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori