Klas kampioni! Super-asisti i Benzema për Ronaldon (VIDEO)
Real Madrid mundi të rikthehej te fitorja pas suksesit 0-3 në fushën e Getafes në ndeshjen e javës së 19 të La Ligas. Por për 63 minuta fitorja e "Los Blancos" u duk shumë e vështirë derisa erdhi edhe goli i parë i Cristiano Ronaldos.

Portugezi zhbllokoi rezultatin pas një super-asisti të Karim Benzema.

Edhe pse ishte në limitet e vijës fatale, sulmuesi francez mundi të bënte një veprim me shumë klas dhe të pasonte për shokun e skuadrës që nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetën e Getafes. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2015, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori