KLASIFIKIMI/ Shqipëria dhe Kosova "rrëshqasin" në renditjne e re të FIFA-s (FOTO LAJM)

Tetori pa fitore për Shqipërinë dhe Kosovën është reflektuar edhe në klasifikimin botëror të FIFAs-s, ku të dyja përfaqësueset humbasin terren, duke zbritur shkallë në klasifikim. Dy barazime pa gola për Shqipërinë, ndaj Lituanisë dhe Kazakistanit, skuadra që janë më poshtë në renditjen globale, kanë sjellë rënien me 3 pozicione të kuqezinjve.

Nga vendi i 66-të, që gjendej një muaj më parë, skuadra e drejtuar nga Edy Reja, aktualisht renditet në të 69-tin, me 1345 pikë nga 1351 që kishte në muajin shtator. Sa u përket rivalëve në grupin e Nations League, Bjellorusia ndodhet në vendin e 90-të, pasi ka zbritur 3 pozicione, po aq sa Shqipëria, Kazakistani renditet i 119-ti, ndërsa Lituania ndodhet në vendin e 130-të. P

Për Kosovës, tetori solli zhgënjimin e madh sa i përket ëndrrës për të shkuar në Europian, që u sfumua në humbjen me Maqedoninë e Veriut, e cila u pasua në sfidat e këtij edicioni të Nations League, humbjen në shtëpi me Slloveninë dhe barazimin ndaj Greqisë. Pikërisht barazimi ndaj helenëve ka bërë që "Dardanët" të mos humbasin shumë terren në klasifikim, duke zbritur me një shkallë, ndërsa aktualisht renditen në vendin e 117-të në klasifikimin e FIFA-s.

Sa u përket "peshave të rënda" të futbollit botëror, interesant është fakti se në klasifikimin e përditësuar për muajin tetor nuk ka asnjë lëvizje brenda apo jashtë 10-shes së parë, ku vazhdon të kryesojë Belgjika, e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Anglia.
Shtuar më 22/10/2020, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori