Klasikja e "Bernabeu"-t më 25 Tetor, në fushë edhe Suarez?
Pëlqej
Në një intervistë për emisionin "El Partido de las 12" në Cadena Cope, Javier Tebas, presidenti i LFP-së, është shprehur se Real Madrid-Barcelona (ndeshja e javës së 9 në La Liga) do të luhet të shtunën e 25 tetorit.

"Besoj se Klasikja do të luhet të shtunën", ka thënë Tebas, i cili më pas tha se "këtë javë ose tjetrën do të mësohen të gjitha oraret për tetorin dhe nëntorin".

Përsa i përket orarit të ndeshjes numri 1 i LFP-së nuk ka thënë asgjë, por për shkak të tregut aziatik mund të luhet sërish në orën 16:00.

Nëse do të konfirmohen fjalët e Javier Tebas atëherë në Klasike do të mund të shohim edhe Luis Suarez, i cili do të ketë mbaruar dënimin e marrë nga FIFA. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori