Klasikja në duart e "të tmerrshmit" Mallenco
Do të jetë Alberto Undiano Mallenco arbitri i ndeshjes mes Barcelonës dhe Real Madrid, e programuar të luhet të shtunën e 21 prillit në stadiumin "Camp Nou".

Bëhet fjalë për të njëjtin gjyqtar që drejtoi finalen e Kupës së Spanjës një sezon më parë, ku skuadra e Jose Mourinho fitoi 1-0 falë golit të Cristiano Ronaldo në minutat shtesë.

Ai ka gjykuar edhe në fitoren 6-2 të Barcelonës në "Santiago Bernabeu”, në sezonin 2008-2009. Mallenco njihet si një prej arbitrave më të rreptë në Spanjë dhe në Europë, duke mos u kursyer asnjëherë sa u përket kartonave. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2012, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori