Klinsman: Hoffeheim kandidat potencial per kampion
Albeu.com
Trajneri i Bayern Munichut, Jurgen Klinsmann, mendon se sensacioni i Bundesligës për këtë sezon, Hoffenheim, është kandidat potencial për të fituar kampionatin.“Që para fillimit të sezonit thash se Hoffenheim do të luftojë minimum për pjesëmarrje në Evropë. Ky ekip është grumbulluar me plan strategjik dhe do ta çojë rrugën deri në fund”, ka thënë Klinsmann.

“Është një përbërje plot kualitet, klubi është i qëndrueshëm dhe nuk ka presion mediatik. Askush nuk pret çudi, por ata befasojnë çdo javë. Mendoj se do të përfundojnë në mes pesë ekipeve të para dhe sipas ndeshjeve deri tash të zhvilluara, duhet ta pranoj se është një kundërshtar i rrezikshëm dhe kampion potencial”, ka shtuar Klinsmann.
Shtuar më 29/10/2008, ora 02:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori